KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Zidane: Franca është e aftë ta fitojë Botërorin!
Zidane: Franca është e aftë ta fitojë Botërorin!

Zidane: Franca është e aftë ta fitojë Botërorin!

Janë mbledhur 20 vjet pas triumfit, si dikur dhe urojnë që përfaqësuesja aktuale të përsëritë suksesin e tyre. Një pjesë e mirë e ish-skuadrës së Francës, që u shpall “kampione e botës” në 1998-ën, është grumbulluar në St. Denis, fare pranë Stadë dë Francë dhe midis tyre ka spikatur padyshim ylli i kësaj finaleje, Zinedin Zidan. Ai u shpreh duke thënë:  “Përtej triumfit, ishte kënaqësi që u mblodhëm sërish bashkë. Fitorja është e rëndësishme për 23 lojtarët, por edhe për ata që na mbështetën. Ajo që më ka mbetur nga 1998-ta, është se ishte me të vërtetë historike. Ishte historike sepse e bëmë vetëm një herë dhe kjo tregon sesa e vështirë është ta fitosh qoftë edhe një. Dhe kjo është ajo me të cilën do të përballet përfaqësuesja e Francës në Botërorin e Rusisë.” Zidani beson se edhe skuadra aktuale ka potencialin për t’ia dalë në “Rusi 2018” dhe vijon: “Të aftë, ata janë të aftë! Ata kanë talent në gjirin e tyre, ata kanë pasion të çmendur dhe dëshirë, sepse në një veprimtari si kjo, që tejkalon gjithçka, ata janë, po, po, janë të aftë… Nuk kam asnjëlloj këshille për t’u dhënë, unë thjesht do të mbështes skuadrën time, do të mbështes Francën dhe kaq.” Edhe për ish-portierin, Fabien Bartez, këshilla është e thjeshtë: “Gjithçka që mund t’u uroj atyre është që ta shijojnë lojën, ta shijojnë momentin, ta shijojnë futbollin, sepse këto janë çaste të paharrueshme.” Kurse mesfushori Kristian Karembë ka një urim për Francën: “Didië Deshompi ka një grup të jashtëzakonshëm, ka talente në skuadër. Shpresoj që ne t’u transmetojmë këtë kulturën e të fituarit dhe t’i shtojnë fanellës blu një tjetër yll.”

Sicred