KRYEFAQJA » LAJME » Zhvillohet gjyqi i Orest Sotës

Zhvillohet gjyqi i Orest Sotës

Gjykata e Apelit në Durrës nuk e ka pranuar kërkesën e palës mbrojtëse për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit Orest Sota. Treshja e gjykatësve ka argumentuar se duke qenë se çështja në fjalë është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, kjo kërkesë të mos merrej parasysh.  Pas kësaj mbrojtja pritet ti drejtohet Apelit tek krimet e Rënda për ndryshimin e masës. I pandehuri Orest Sota nuk ishte prezent gjatë seances gjyqësore, duke kërkuar të përfaqësohej nga avokati i tij. Biznesmeni Sota akuzohet për tre vepra penale: “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”; “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” si dhe “Fshehja e të ardhurave”. Çështja e tij po lidhet me atë të ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri i cili po akuzohet për prodhim dhe trafik lëndësh narkotike, pasi në makinë i janë gjetur disa patentat të zoti Tahiri si dhe mbi 860 mijë euro.

Sicred