KRYEFAQJA » LAJME » Forumi i biznesit Itali-Shqipëri, Rama: Shqipëria dhe Italia si dy pika uji, por me taksa më të ulta

Forumi i biznesit Itali-Shqipëri, Rama: Shqipëria dhe Italia si dy pika uji, por me taksa më të ulta

Si partneri i parë për Shqipërinë në marrëdhëniet tregtare mbi 200 sipërmarrje italiane ishin pjesë e Forumit e Biznesit Itali-Shqipëri. Për ambasadorin italian Alberto Cutillo në vendin tonë Shqipëria mund të bëhet dera hyrëse në BE për të gjithë rajonin. Ndërsa Ivan Scalfarotto, zv ministri i Zhvillimit Ekonomik u shpreh se tri sektorët ku do të fokusohet bisedimet janë, sektori Infrastrukturor, Përpunimi Ushqimor dhe Energjia. “Roli ynë është që jo vetëm të shoqërojmë Shqipërinë në një fazë rritjeje të bazuar në faktin që është konkuruese në planin fiskal e të kostove por ne mendojmë se shqipëria duhet të rritet pikërisht për vlerësimin e burimeve të saj duke filluar nga kapitali i vet njerëzor”. Ndërkohë që kryeminsitri Edi Rama në fjalën përshëndetëse theksoi se në Shqipëri investitorët italianë janë si në shtëpinë e tyre por me taksa më të ulta. “Shqipëria dhe Italia ngjajnë si dy pika uji por me ndryshimin e taksave më të ulta dhe burokraci më të lehtë edhe pse duhet të vijmë ti lehtësojmë akoma më shumë. Vendi ynë ka shumë potencial dhe shumë mundësi investimesh në fusha të tilla si në energji, industri përpunuese, turizëm, agroturizëm etj”. Në konferencën përshtyp duke iu përgjigjur interesit të gazetareve Ivan Scalfarotto, zv ministri i Zhvillimit Ekonomik u shpreh se sygjerimet për përmirësimin e marrëdhënieve do ti diskutojnë si miq. “Unë besoj se duhet të duartrokasim reformat e ndërmarra nga qeveria specifikisht atë në drejtësi sepse kjo reformë e mirëpritur përkon edhe me nevojën që ka sipërmarrja për sigurimin e zbatimit të rregullave të lojes”. Për presidentin e konfindustrisë problematikat që ka sipërmarrja në shqipëri duhet të quhen pritshmëri. “Problematikat i quaj pritshmëri që kanë të bëjnë me sigurinë e zbatimit të ligjeve, të reformes në drejtësi si dhe përmirësimin e infrastruktures , besoj se këto janë pritshmëritë që biznesi italian që punon në Shqipëri ka”. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, u shpreh se eshtë një mundësi e jashtëzakonshme për të afruar investime të reja nga këto kompani, që së bashku përfaqësojnë një portofol prej mbi 17 miliardë euro.

Sicred