KRYEFAQJA » LAJME » Zhvillimi i Alpeve Shqiptare hap i ri për turizmin

Zhvillimi i Alpeve Shqiptare hap i ri për turizmin

Alpet do të shndërrohen në pikat më të forta turistike për shqipërinë dhe për rajonin. Kështu deklaroi ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi në ceremoninë e konkursit “Ide të biznesit në Alpet Shqiptare”. Ai u shpreh se shumë shpejt Këshilli Kombëtar i Territorit do të diskutojë dhe miratojë masterplanin e zhvillimit të zonës së alpeve. “Shpreh bindjen se bukuria e alpeve tona, vlerat turistike që këto alpe mbajnë janë unike në rajon dhe besoj që në vazhdën e promovimit turistik që Shqipëria do të mund të realizojë. Thethi edhe Valbona janë shndërruar në destinacione turistike, të cilat dëshmojnë se ka më shumë kërkesa sesa kapacitete aty ka”, deklaroi Klosi. Gjatë aktivitet u prezantuan 23 ide biznesi me qëllim zhvillimin e turizmit në zonat e alpeve shqiptare.

Sicred