KRYEFAQJA » LAJME » Zhvillimet në UT, Bordi i Administrimit kundër rektorit Koni
Zhvillimet në UT, Bordi i Administrimit kundër rektorit Koni

Zhvillimet në UT, Bordi i Administrimit kundër rektorit Koni

Pas përplasjeve Rektor-Dekan për situaten se krijuar në Universitetin e Tiranës ka reaguar së fundi nëpërmjet një deklarate për mediat edhe Bordi i Administrimit të këtij universiteti. Nëpërmjet kësaj deklarate Bordi bëne të ditur se rektori Koni ka kryer një sërë veprimesh në kundërshtim me kuadrin ligjor. Rektori nuk ka lejuar ish-Administratorin e komanduar dhe më pas
Administratorin e aktual të Universitetit të Tiranës të kenë akses në zyrën e protokoll-arkivës. Në mënyrë të vazhdueshme, vlerëson deklarata, Rektori ka penguar jo vetëm ushtrimin e detyrave të funksionale të Administratorit të komanduar dhe Administratorit aktual, por edhe ato të Bordit të Administrimit.
Në tejkalim të kompetencave të tij ai ka lidhur dhe vazhdon të lidhë kontratat e punës me punonjësit administrativë. Rektori ka urdhëruar në mënyrë të paligjshme dypunësimin me kohë të plotë të personelit akademik të UT. Me urdhërat e lëshuar prej tij, vazhdon më tej deklarata rekotri Koni u ka kërkuar punonjësve të Rektoratit të zbatojnë vetëm urdhëresat e tij, duke injoruar kompetencat që ligji për arsimin e lartë i ka dhënë Administratorit.
Në deklaratë shkruhet se pavarsisht pengesave të vazhdueshme nga ana e Rektorit, Bordi i Administrimit ka funksionuar dhe do vazhdojë punën e tij në mbrojtje të institucionit nga shkeljet, abuzimet dhe paligjshmëritë.

Sicred