KRYEFAQJA » LAJME » Zhvillimet e fundit në PD
Partia Demokratike dhe aleatët e saj mbyllën fushatën në Dibër

Zhvillimet e fundit në PD

Pas arritjes së marrëveshjes politike me Kryeministrin Edi Rama, Kryetari i Partisë Demokratike është në fazën e përzgjedhjes së emrave apolitik, që do ti propozojë për antarë të kabinetit qeveritarë si edhe për drejtimin e disa institucioneve. Selia Blu është hermetike, për të zbuluar për mediat, emrat e ministrave teknikë që do të jenë garantë për standartet e zgjedhjeve të 25 qershorit. Lulzim Basha do tia propozojë shefit të qeverisë brenda afatit të përcaktuar në marrëveshjen e tyre dhe vet Kryemistri tha një ditë më parë nga Korça, se beson se propozimet e PD-së do të jenë përfaqesues dinjitoz, për të përbushur qëllimin e opozitës deri në përfundim të proçesit zgjedhorë. Ndërkohë partitë aleate konfirmojnë se janë dakort me propozimin e Bashës, që të hyjnë nën një sigël me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit, ku kryetarët e këtyre partive do të jenë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike. Të kontaktuar nga Televizioni Shqiptar ata thanë se kjo është fjala që kanë marrë nga Lulzim Basha që në nisje të protestës 90-të ditore, rikonfirmuar prej tij edhe në perfundim të protestës, që çoi në një marrëveshje penalizuese për partitë e vogla për shkak të pamundësisë së daljes në zgjedhje me Koalicione. Pavaresisht fjalës së dhënë, Kryetarët e partive aleate të Partisë Demokratike, mbeten në pritje të vendimit përfundimtarë të Lulzim Bashës, për të parë të zezë mbi të bardhë emrat e tyre në listat e kandidatëve për deputetet. Listat mund të kenë surpriza, jo vetëm kur është fjala për partitë aleate, por edhe për vetë demokratët. Ende nuk dihet përbërja,veçanërisht sa i takon raportit mes prurjeve të reja dhe deputetëve të disa legjislaturave të Partisë Demokratike, si edhe qëndrimi i Lulzim Bashës për zërat kritikë veçanërisht aksionit të tij opozitarë, që çoi në marrveshjen me Kryeministrin Rama.

Sicred