KRYEFAQJA » LAJME » Zhvillimet e fundit në PD për zgjedhjen e kryetarit
Opozita do të vazhdojë aksionin e saj jashtë parlamentit

Zhvillimet e fundit në PD për zgjedhjen e kryetarit

2 korriku është afati i fundit i depozitimit të kandidaturave për garën e postin të Kryetarit të Partisë Demokratike, që do të mbahet në 22 korrik. Deri tani, i vetmi kandidat zyrtarë është Eduart Selami, ndërkohë që Lulzim Basha ende nuk ka konkretizuar zyrtarisht qëndrimin e tij të artikuluar publikisht, se do të jetë pjesë e garës. Selia blu vazhdon të jetë hermetike, duke anashkaluar çdo koment mbi furtunën që ka shkaktuar vendimi i Bashës për të ngrirë kopetencat e tij ekzekutive dhe për tia deleguar nën kryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm. Nga ky i fundit, deri tek ish funksionarë dhe deputetët demokratë prej disa legjislaturash, pretendohet se Basha ka shkelur statutin dhe se ai duhet të dorehiqet, duke marrë mbi vete përgjegjësitë për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit. Disa prej firmëtarëve, duke iu referuar statutit të PD-së, që njeh të drejtën e rikandidimit , kërkojnë vetëm dorëheqjen e Bashës, të tjerë më radikalë, kërkojnë dorëheqjen e parevokushme të tij, duke gjykuar se lidershipi Basha dështoi, çka çoi në humbje të thelle të demokratëve, me të paktën 200 mijë vota minus nga zgjedhjet e shkuara. Firmëtarët pro dorëheqjes së Bashës, bëjnë me dije se do të përshkallëzojnë kërkesat dhe qëndrimet, deri në protesta për dorëheqjen e Bashës, i cili sipas tyre në mënyrë arrogante injoroi çdo forum vendimarrës nga këshilli kombëtarë tek kryesia, për të marrë vendimarrjet që i takojnë kësaj force politike pas humbjes sipas tyre katastrofike. Nuk përjashtohet as mundësia që çeshtja ti kaloje gjykatës për interpretim, dhe kallëzimin për dhunim të normave statutore të PD-së. Ndërkohë mbështetës së Bashës, e shohin këtë situatë si kalimtare, pa ndikim për përçarjen e partisë më të madhe të opozitës. Sipas analizës së tyre politike këta firmëtarë përfaqësojnë vetëm grupime brenda PD-së, që duan të marrin drejtimin e kësaj force politike, duke theksuar se këtë qëndrim e kanë mbajt edhe në zgjedhjet e 2013-tës. Me drejtimin e Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, për të parën herë po flitet publikisht për grupime dhe fraksione, ndërkohë më parë nën drejtimin e ish Kryetarit Berisha të pakënaqurit janë konsideruar vetëm si zëra kritikë.

Sicred