KRYEFAQJA » LAJME » Zhduken nga tregjet e kryqytetit fishekzjarret dhe mjetet plasëse

Zhduken nga tregjet e kryqytetit fishekzjarret dhe mjetet plasëse

Radio Televizioni Publik Shqiptar, ka bërë një vëzhgim në tregje, ku konstatohet, se tregtarët nuk po tregtojnë më mjetet plasëse apo fishekzjarre. Vetë tregtarët thonë, se këto mjete nuk tregtohen më, pasi pikat e shumicës nuk i kanë shpërndarë, ndërsa kontrollet e policisë kanë qenë të shpeshta dhe të befasishme.
Për qytetarët, vendimi për heqjen nga qarkullimi të fishekzjarreve apo mjeteve plasëse është shumë pozitiv, madje i vonuar, duke parë pasojat që vit pas viti kanë shkaktuar tek popullata.
Policia e Shtetit ndërkohë, vijon planin e masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën e qytetarëve, në të gjitha tregjet dhe bizneset që kryejnë aktivitet në tregtimin e tyre.
Gjatë ditëve të fundit në të gjithë vendin nga strukturat e policies, janë kontrolluar 1136 subjekte, si dhe tregje të shumicës, ku janë sekuestruar 643 kapsolla, si dhe 487 fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën. Janë dërguar materialet për vlerësim në Prokurori për 3 subjekte ku janë gjetur dhe sekuestruar kapsolla. Policia thotë, se kontrollet janë përqëndruar edhe në verifikimin e plotësimit të masave shtesë të sigurisë, si kamera dhe fikse zjarri.

Sicred