KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zhan-Mari Pfaf: Belgjika është një skuadër shumë e mirë

Zhan-Mari Pfaf: Belgjika është një skuadër shumë e mirë

Ai është një nga personalitetet më të spikatura të një periudhe të jashtëzakonshme të futbollit belg, por ish-portieri legjendar, Zhan-Mari Pfaf, mendon se brezi aktual është një nivel tjetër. “Belgjika është një skuadër shumë e mirë. Edhe më parë ne kishim një “brez të artë, nga viti 1980, deri në 1986-ën, si finalstë të Evropianit të ’80-ës, por edhe të 4-tët në Botërorin e Meksikës 6 vjet më pas” kujton ai. “Por sot kemi një “brez mjaft të talentuar”, me këta lojtarë, me gjithçka që i rrethon, gjithçka është e jashtëzakonshme dhe e pakrahasueshme me futbollin e kohëve tona” vaazhdon Pfaf.
Duke e cilësuar praninë e Tieri Honrisë si një epërsi të belgëve, ish-gardiani i portës jep edhe arsyet se pse prania e ish-sulmuesit në stol është në favor të “Djajve të kuq”. “Ai e njeh mendësinë, ai vetë ka qenë në zemër të Federatës Franceze të Futbollit dhe të përfaqësueses franceze. Ai e ka përjetuar gjithçka atje, ai e di sesi mendon trajneri i Francës, sesi do ta vendosë skuadrën. Dhe, duke punuar tashmë për Belgjikën, informacioni që ai do të përcejllë në këtë drejtim është mjaft i vlefshëm” tha Zhan-Mari Pfaf.
Gjysmëfinalja e parë, ajo midis Francës dhe Belgjikës, luhet sonte, duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin e Shën Pjetërburgut.

Sicred