KRYEFAQJA » LAJME » Zguri: Të arrijmë standartet dhe të shmangim tensionet e incidentet
Zguri: E vërteta për "Çështjen Kapllanaj" , krejt tjetër!

Zguri: Të arrijmë standartet dhe të shmangim tensionet e incidentet

KQZ u ka bërë të djelën thirrje subjekteve dhe udhëheqësve politikë që po marrin pjesë në fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit të punojnë për të arritur standardet në kë këto zgjedhje duke shmangur tensionet apo incidentet. Në një deklaratë kreu i këtij komisioni Klement Zguri ka vlerësuar se në tërësinë e saj, kjo fushatë ka pasur një klimë të qetë, ndërsa shpresonte se disa raste të vërejtura do të mbeten të izoluara. “Të distancohen nga çdo veprim i dhunshëm që bie ndesh me liritë dhe të drejtat e individit dhe në veçanti kuadrin ligjor për zgjedhjet. Respektimi i vullnetit të lirë të çdo qytetari është standardi kryesor që duhet të plotësojmë në çdo fazë të këtij procesi zgjedhor. Është shumë e rëndësishme që të arrijmë standardet më të larta zgjedhore, pasi janë elementi kryesor për proceset integruese në familjen europiane” bëri thirrje zoti Zguri.
Kreu i KQZ tha se “Zbatimi i të gjithë kuadrit ligjor që buron nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera që lidhen me procesin dhe përmbushja e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it mbeten detyrë thelbësore e çdo subjekti zgjedhor dhe agjencive ligjzbatuese”. Zoti Zguri kujtoi se ato “… jo vetëm s’duhet të përfshihen politikisht në fushatë, por duhet të veprojnë me transparencë për zbardhjen e plotë të çdo incidenti, që do të nxirrte në pah të vërtetën dhe do të shmangte keqpërdorimin e saj”.

Sicred