KRYEFAQJA » LAJME » Zgjerohet harta e përmbytjeve në Shkodër

Zgjerohet harta e përmbytjeve në Shkodër

Sipërfaqja e përmbytur në Shkodër ka arritur në mbi 4700 Ha tokë dhe situata është rënduar më tej, njoftojnë burime lokale. Bashkia e Shkodërës po ripërsërit kërkesën e vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të saj veçanërisht në zonën e përmbytur nga shkarkimet për një kohë të gjatë në kaskadën e HEC-eve mbi lumin Drin.
Sipas njoftimeve në njësinë Administrative Dajç janë 1550 ha të përmbytura. Dhjetra banesa janë të rrethuara nga uji, përkatësisht në fshatin Shirq, 21 në Mushan, në fshatin Belaj 21, në fshatin Darragjat 50, në fshatin Samrisht të Vjetër 17, në fshatin Suka 18, në fshatin Samrisht i Ri 16 banesa, në Rrushkull 18 banesa, Pentar 26 banesa. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit.
Në njësinë Administrative Ana e Malit janë 1300 ha të përmbytura. Në total banesat që janë të rrethuara nga uji janë 150 në Obot dhe 40 në Goricë. Në 10 banesa në Muriqan ka hyre uji brenda, 12 në Obot dhe 4 në lagjen Gallube.
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur. Janë të rrethuara nga uji 60 shtëpi në fshatin Trush, 15 Bërdicë e Sipërme, 8 në Berdicë e Madhe dhe 1 në Bërdicë e Mesme.
Në njësinë administrative Velipojë janë të përmbytura mbi 375 Ha tokë. Janë të rrethuara nga uji 28 shtëpi. Në fshatin Luarz në 3 vende del uji nën argjinaturë.
Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.
Në qytetin e Shkodrës janë 110 ha tokë e përmbytur në zonën e Livadheve. Në këtë rrugë ndodhen mbi 40 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Në lagjen Ajasëm janë rreth 3 ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.
Në njësinë administrative Gur i Zi konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Janë të përmbytur rreth 10 ha tokë në fshatin Kuç.
Specialistët e Bashkisë Shkodër janë në terren dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Ata thonë se ka nevoja për bazë ushqimore afatgjatë.

Sicred