KRYEFAQJA » LAJME » Zgjerohet harta e përmbytjeve në Shkodër, Prençi kërkon emergjencë pjesore

Zgjerohet harta e përmbytjeve në Shkodër, Prençi kërkon emergjencë pjesore

Vazhdimësia e reshjeve dhe e shkarkimeve të ujit nga hidrocentralet mbi Drin e kanë zgjeruar edhe më shumë sot hartën e përmbytjeve në Shkodër. Sipas informacionit që jepet nga bashkia sipërfaqja e tokes së përmbytur ka arritur në 4700 hektarë, rreth 400 banesa janë të izoluara nga uji në njësitë administrative Dajç dhe Ana e Malit. Edhe në disa lagje të qytetit në afërsi të liqenit dhe lumit Drin është rritur edhe me shumë sot niveli i ujit i cili ka izoluar dhjetra banesa. Disa familje nga zona e Livadeve në periferi të qytetit të Shkodres janë evakuar nga banesat ku ka prezence ujit dhe janë akomoduar në një nga konviktet e qytetit. Evakuimi i banorëve po kryhet me ndihmën e forcave të ushtrisë që prej disa ditësh janë në terren në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura. Në këtë kushte pas kryetares së bashkisë, edhe kreu Kreu i emergjencave Shemsi Prençi ka kërkuar shpalljen e pjesshme të emergjences civile. “ Në këto kushte mënyra e menaxhimit duhet të shkojë në një shkallë të shpalljes së gjendjes së emergjences pjesore dhe angazhimin e strukturave të tjera të shtetit sepse argjinaturat tashmë kërkojnë monitorim 24 orë, ndërhyrje 24 orë aty ku cënohet realisht qoftë me shpërthim aty janë dëmtuar nga brejtësit në pikpamje të mbikalimit të ujit nga argjinaturat dhe shpërthimit sepse ata në një kohë shumë të shkurtër shkaktojnë probleme që nuk korrigjohen” tha zoti Premçi. Ai kërkoi nisjen e hetimeve për firmën që ndërton rrugën e Velipojës, pasi ndërhyrjet pa kriter, kanë sjellë bllokimin e kanaleve kulluese gjë që po ndikojnë në zgjerimin e hartës së përmbytjes.

Sicred