KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet,Çako vlerëson policinë, por akuzon politikën
Zgjedhjet,Çako vlerëson policinë, por akuzon edhe politikën

Zgjedhjet,Çako vlerëson policinë, por akuzon politikën

Një javë pas përfundimit të procesit zgjedhor, drejori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, akuzon politikën se ka vënë në presion drejtuesit e policisë, por edhe efektivët e saj të angazhuar gjatë dhe pas fushatës elektorale. Gjatë një takimi me drejtorët e niveleve të ndryshme zoti Çako ka vlerësuar maksimalisht qëndrimin dhe profesionalizmin e çdo punonjësi policie.
Gjatë takimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka theksuar se krahas punës së pandërprerë dhe angazhimit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, për të çuar drejt zerimit kultivimin e kanabisit, do ti duhet të përqëndrohet në rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik veror, krijimin e lehtësirave në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, si dhe në patrullimin e policisë në plazhe. Zoti Çako tha se puna do të përqëndrohet edhe në drejtim të parandalimit të prerjes së pyjeve, të zjarrvënies, të ndërtimeve pa leje, të vjedhjes së energjisë elektrike, të goditjes së personave që qarkullojnë me armë, parandalimit të vjedhjeve etj.

Sicred