KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet vendore në Maqedoni, raundi i dytë më 29 tetor

Zgjedhjet vendore në Maqedoni, raundi i dytë më 29 tetor

46 komuna dhe qyteti i Shkupit kanë zgjedhur kryetarët e tyre në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, ndërsa 34 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë për të mësuar udhëheqësit e tyre vendorë për 4 vitet e ardhshme. Bazuar në rezultatet e para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, LSDM rezulton fituese në 39 komunave, përfshi këtu Shkupin, Ohrin, Strumicën, Kumanovën, Manastirin etj. VMRO-DPMNE ka mundur të fitojë vetëm në 3 komuna në raundin e parë, duke shënuar kështu një rezultat zhgënjyes, ndërkohë që kjo parti kryeson në 6 komuna ku do të votohet në raundin e dytë. BDI-ja e udhëhequr nga Ali Ahmeti fitoi në këtë raund të parë Kërçovën dhe Pllasnicën, duke dhuruar rezultatin më të mirë në rradhën e partive shqiptare. Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në nivel republike ka qenë rreth 60%, ndërkohë që edhe numri i fletëve të votimit të shpallura të pavlefshme ka qenë rreth 45,000. Raundi i dytë i lokaleve do të zhvillohet më 29 tetor në komuna si Tetova, Gostivari, Struga, Dibra, Çairi etj.

Sicred