KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet për kryetarin e PD, reagojne Selami dhe Patozi

Zgjedhjet për kryetarin e PD, reagojne Selami dhe Patozi

“Partia demokratike ka dalë më e fortë nga këto zgjedhje edhe pse unë kam humbur.” Kështu u shpreh Eduard Selami në një dalje për mediat nga ku theksoi se vetë ai do të vijojë të jap kontributin e tij për partinë që aderon për të çuar Partinë Demokratike përpara. Selami u shpreh se i ka uruar fitoren kryetarit të zgjedhur Lulzim Basha.

Ndërkohë një nga zërat më të fortë kundërshtarë në partinë demokratike, Astrit Patozi ka reaguar në lidhje me zgjedhjet brenda partisë. Në një publikim të tij në Facebook, Patozi shprehet “Fali Zot, se nuk dinë çfarë bëjnë”. Më tej Patozi shpjegon se ka uruar kandidatin humbës Selamin që i shkoi afër fitores. Por për Patozin halli më i madh në zgjedhjet e së shtunës në Partinë Demokratike ishte pjesëmarrja që sipas tij duhet të ishte e madhe për tu mos u lexuar farsa e maskarades së zgjedhjeve. Publikimin e tij Patozi e mbyll jo me pak ironi duke shkruar “Mos u çudisni kur autori i humbjes së thellë me Edi Ramën, por edhe i fitores akoma më të thellë me Eduard Selamin, të dalë shumë shpejt, ndoshta sot, e t’u bëjë thirrje për bashkim, pikërisht atyre, që i përzuri apo i bëri të mos votonin fare më 25 qershor. Do të ishte njësoj si t’i kërkosh falje dikujt, pasi e ke vrarë”.

Sicred