KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Venezuelë, Maduro fiton një tjetër mandat presidencial

Zgjedhjet në Venezuelë, Maduro fiton një tjetër mandat presidencial

Presidenti i venezuelës Nikolas Maduro është rizgjedhur në këtë post për një tjetër mandat gjashtëvjeçar gjatë zgjedhjeve të zhvilluara dje që u bojkotuan nga opozita dhe për të cilat pretendohet se ka patur manipulim të votave. Me 90 përqind të votave të numëruara, rezulton se Maduro ka fituar 67.7 përqind ose 5.8 milionë vota. Ndërsa kandidati kryesor opozitar Henri Falkon, i cili kandidoi pavarësisht bojkotit opozitar, ka fituar vetëm 21.2 përqind ose 1.8 milion të votave. – Më nënvlerësuan, – u tha Maduro mbështetësve jashtë pallatit presidencial në Karakas, ku fitorja e tij po festohej me fishekzjarre.

Rezultati i votimeve u kundërshtua nga rivali Henri Falkon. – Nuk e njohim këtë proces elektoral si të vlefshëm. Duhet të zhvillojmë zgjedhje të reja në Venezuelë, – tha ai. Zyrtarët qeveritarë u shprehën se votimi ishte i lirë dhe i ndershëm, por pjesa më e madhe e opozitës bojkotoi. Ndërkohë, administrata e Presidentit amerikan Donald Tramp u shpreh se nuk do ta njihte rezultatit. Para votimit, Misioni i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara u shpreh në tuiter se procesi ishte një fyerje që i bëhej demokracisë.

Sicred