KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Suedi

Zgjedhjet në Suedi

Pas zgjedhjeve të së dielës, të cilat rezultuan me ngritjen e demokratëve nacionalistë, Suedia, një nga kombet më liberalë të Europës, është kthyer  djathtas duke u dhënë shtysë frikave për imigracionin. Gjatë viteve të fundit, partitë e ekstremit të djahtë kanë shënuar fitore spektakolare në euorpë, ndërsa kontinenti i vjetër ka rënë nën kthetrat e anktheve të shkaktuara nga identiteti kombëtar, efektet e globalizimit dhe imigracionit, pas konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Në Suiedi, një fluks pre 163 mijë azilkërkuesish në vitin 2015, ka polarizuar votuesit dhe ka dëmtuar konsensusin politik që prej vitesh vijonte në vend. E ndërsa gati të gjitha votat janë numëruar, Social demokratët e qendrës së majtë, të gjelbrit si dhe aletatët e tyre parlamentarë që u përkasin partive të majta në parlament, arritën të fitonin 40.6 përqind të votave, ndërsa aleanca opozitare e qendrës së djathtë fitoi 40.3 përqind, Ky rezultat i mundësoi qendrës së majtë 144 deputetë në parlamentin me 359 vende, ndaj 142 të aleancës së qendrës së djathtë, cka sugjeron se javët e ardhshme do të karakterizohen nga pasiguria para se të krijohet një qeveri që do të funksionale. Demokratët e Suedisë, një parti me rrënjët në supremacistët e bardhë, fituan 17.6 përqind të votave, të përkthyera këto në 63 përqind të vendeve në parlament, nga 12.9 përqind apo 49 vende që fituan katër vjet më parë. Kjo është edhe arritja më e madhe e ndonjë partie parlamentare në Suedi.

Sicred