KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në PD, Basha e Selami vazhdojnë fushatën
Zgjedhjet në PD, Basha e Selami vazhdojnë fushatën

Zgjedhjet në PD, Basha e Selami vazhdojnë fushatën

Pak ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të PD, partia më e madhe e opozitës së djathtë në Shqipëri, dy kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami kanë intensifikuar takimet. Ata kanë biseduar me anëtarësinë e tyre në Berat, Kuçovë dhe Poliçan.
Zoti Basha ka akuzuar kryeministrin socialist Edi Rama për blerje të votave në zgjedhje, ndërsa shprehu bindjen se vetëm PD mund ta shpëtojë vendin. “25 qershori vërtetoi se lufta kundër krimit në politikë, lufta kundër drogës dhe beteja për zgjedhje të lira e të ndershme ishin kauza të drejta dhe më të rëndësishme për Shqipërinë sot. Kush i luftoi këto kauza? Kush u përball me këto kauza? Vetëm Partia Demokratike, vetëm demokratët. Në ditët, muajt kur skeptikët nuk guxonin të pranonin apo të shqiptonin, problemin e thellë të krimit në politikë me autorizim dhe bekim të Edi Ramës, demokratët u ngritën, dhe ne u përballëm me drogën kur askush nuk guxonte të fliste për të. Me drogën, si projekt politik të Edi Ramës dhe kriminelëve që solli në institucione, pikërisht për të mbuluar dështimin e tij me ekonominë dhe për të përgatitur atë që ekzekutoi me 25 qershor. Ndaj beteja kryesore që ne duhet të vazhdojmë sot pavarësisht se çfarë ndodh brenda shtëpisë tonë është beteja për demokracinë” tha zoti Basha.
Nga ana e tij zoti Selami akuzoi ish kreun e PD Basha, si lider pa vizion, duke kërkuar votëbesim të anëtarësisë për ti dhënë PD-së forcën e bashkimit dhe të fitores në zgjedhje. “Dorëheqja do të ishte një veprim që do t’i shërbente atij vetë, por dhe PD. Do i hapte rrugë një procesi të lirë. Prapë nuk është vonë të dorëhiqet, pasi kandidatin përballë e ka shumë të mirë dhe do ta lërë partinë në dorë të mirë dhe të sigurtë” tha zoti Selami. “Kur e dëgjon zotin Basha, thua lum si unë, por kur e sheh në PD thua mjerë si ne. Nuk mund te qahesh, i njeh nga pikëpamja teorike si funksionon një demokraci bashkëkohore. Por 4 vite më vonë jemi me larg se kurrë. Pse? sepse ai nuk i zbatoi ato që premtoi” tha më tej zoti Selami. Ai shprehur rezerva për pabarazi në garë dhe kërkoi sërisht publikimin e listave të antarësisë.

Sicred