KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Kroaci

Zgjedhjet në Kroaci

Rezultatet ende të pjesshme të zgjedhjeve lokale në Kroaci tregojnë se në raundin e parë kanë arritur të zgjidhen 8 kryetarë bashkish, në katër qarqe janë zgjedhur emra të rinj, kurse në pjesën tjetër do të mbahet raund i dytë pasi nuk ka fitues të qartë. Partia HDZ në zgjedhjet për këshillat e qytetit ka fituar shumicën në 12 qytetet e mëdha, Socialdemokratët në 5 qytete ndërsa në një këshill ka shumicën një koalicion partish të vogla me dy lista të pavarura. Kryeqyteti Zagreb do të presë raundin e dytë mes kryetarit aktual Milan Bandiç që mori 30 % të votave dhe rivales Anka Mrak-Taritash me 24%. Balotazhe do të ketë edhe në qytetet e tjera të mëdha Split, Rijeka dhe Osijek.

Sicred