KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Kosovë, udhëheq koalicioni i Haradinajt
Zgjedhjet në Kosovë, udhëheq koalicioni i Haradinajt

Zgjedhjet në Kosovë, udhëheq koalicioni i Haradinajt

Kur janë numëruar pak me shumë se 90 përqind e votave të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit në Kosovë, koalicioni PAN udhëheq me 34.66 përqind të votave. Në vendin e dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 26.73 përqind dhe në të tretin koalicioni LDK-AKR-AL me 25.99 përqind. Lista Sërbe është afruar në kufijt e 6 përqind.
Koalicioni PAN ka shpallur që mbrëmë fitoren, por kjo nuk është pritur mirë nga kundërshtarët. Në Sheshin “Skënderbe” në Prishtinë ndërsa simpatizantët e PAN-it po festonin, ata të Vetëvendosjes, kanë bllokuar rrugën duke shkaktuar kaos në komunikacion. Nuk dihen ende shkaqet, por ka patur përplasje mes simpatizantëve të PDK-së dhe atyre të VV-së.

Sicred