KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Kavajë, LSI përplaset me PS
LSI e pakënaqur nga KQZ dhe policia

Zgjedhjet në Kavajë, LSI përplaset me PS

Partia LSI, partia e dytë më e madhe e koalicionit të majtë në pushtet, ka deklaruar se nuk do të regjistrohet për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kavajë. Deklarata është bërë të enjten nga Luan Rama, zyrtar i lartë i kësaj partie. “Nuk marrim pjesë në zgjedhjet e Kavajës, sepse mënyra se si është proceduar për zgjedhjen e kandidatit ka qenë një mënyrë e njëanshme. Nuk jemi trajtuar si partnerë në këtë proces” tha zoti Rama. Ai kujtoi se që në zgjedhjet e kaluara LSI ka qenë kundër kandidaturës së ish kryetarit Roshi. “E konsiderojmë këtë një çështje të PS dhe nuk bëhemi pjesë e këtij procesi” tha zoti Rama i LSI. Megjithatë zyrtari lartë i LSI tha se partia e tij është në koalicion, madje është shumë e përgjegjshme, serioze dhe korrekte. Nga ana e PS, ka patur reagime lidhur me këto qëndrime. Saimir Tahiri, ish ministri i brendshëm që tani drejton fushatën në Tiranë, i ka konsideruar si destruktive dhe që nuk ndihmojnë askënd.

Sicred