KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Katalonjë, fitojnë partitë separatiste

Zgjedhjet në Katalonjë, fitojnë partitë separatiste

Tre partitë separatiste ia kanë dalë të fitojnë shumicën e votave në zgjedhjet e parakohshme që u zhvilluan të enjten në Katalonjë. Me një pjesëmarrje të votuesve në shifrën 82 përqind, zgjedhjet ia kthyen sërish mandatin liderëve të shkarkuar të krahinës, të cilët bënë fushatë nga jashtë vendit ose prapa hekurave. Tre partitë separatiste do të kenë 70 vende në parlamentin rajonal, cka u mundëson atyre mazhorancëm, por dy vende më pak seç kishin para shpërndarjes së parlamentit të mëparshëm.
Nga Brukseli, ku u largua pasi Spanja vendosi sundimin e saj të drejtpërdrejtë në Katalonjë, ish presidenti i krahinës Karlos Puixhdemon, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve ishte një disfatë e shtetit spanjoll. ” Rezultati nuk mund të kundërshtohet nga askush. Shteti spanjoll është mundur. Rahoi dhe aletatët e tij humbën” u tha ai gazetarëve.
Megjithatë vlen të theksohet se Partia e Qytetarëve, e cila është pro qëndrimit me Spanjën, ishte fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve, pasi individualisht ia doli të sigurojë 37 vende në parlament. Me këto zgjedhje, kryeministri spanjoll Mariano Rahoi kishte shpresuar se do të kthente stabilitetin në vend, por trazira politike tashmë duket se do të vijojë. Vetë Partia Popullore e kryeministrit shënoi dje rezultatin më të keq që ka arritur ndonjëherë.

Sicred