KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Itali, udhëheq “Lëvizja Pesë Yjet” me 31 përqind

Zgjedhjet në Itali, udhëheq “Lëvizja Pesë Yjet” me 31 përqind

Në Itali vijon numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ndërsa deri tani “Lëvizja Pesë Yjet” e drejtuar nga Luigji Di Majo ka dalë partia e parë, qendra e djathtë është në rritje duke udhëhequr si koalicion, ndërsa PD-ja e Matteo Renzit në rënie. Si parti udhëheq “Lëvizja Pesë Yjet” me 31 përqind, ndërsa qendra e djathtë e drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi si koalicion është në avantazh me 37.6 përqind. Koalicioni i drejtuar nga Berlusconi përfshin partinë e tij Forza Italia, partinë anti-emigrantëve Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë. Dy fituesit e mëdhenj janë “Pesë Yjet” dhe Liga, kjo e fundit ka marrë madje më shumë vota se partia e ish-kryeministrit Berlusconi, brenda koalicionit të djathtë. Në vendin e tretë eshte qendra e majtë e ish-kryeministrit Renzi me 23.6 përqind me rënie drastike. Por kur duhen edhe 1/4 e fletëve të votimit për t’u numëruar, do të jetë shumë e vështirë që ndonjëri nga koalicionet të qeverisë i vetëm vendin, pa krijimin e një koalicioni më të gjerë, pasi nuk kanë kapur 40 përqind të votave.

Sicred