KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Itali, kërcënimi për monedhën euro
Makinat me para, policia vazhdon hetimet

Zgjedhjet në Itali, kërcënimi për monedhën euro

Zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara në Itali do të ndikojnë në dobësimin e mondedhës së përbashkët europiane. Votuesit italianë e bënë zgjedhjen e tyre kur votuan më shumë lëvizjen Pesë Yjet, një lëvizje kjo anti-euro dhe partitë e Lidhjes anti-emigrantë. Në një artikull të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Blumberg merren në anlizë efektet dhe ndikimi që mund të japin zgjedhjet në Itali në dobësimin e fuqisë se monedhës euro, në eurozonë. Cënimi i projektit të eurozonës nga zgjedhjet në Itali është krahasuar me efektin që dha Brexit, situata e vëshirë ekonomike në Greqi, apo ndikimi pozitiv që u ndje në fuqizimin e euros, pas zgjedhjes së Presidentit të Francës Markon. Rezultati duhet se do të krijojë një hendek mes atyre që janë të përkushtuar ndaj fuqizimit të projektit të eurozonës dhe kushdo që vë bast për një integrim më të ngushtë si një arsye për të blerë euro. Gjithsesi sa i përket obligacioneve qeveritare italine, vitet e qeverive të koalicionit kanë vaksionuar tregjet vendase kundër reagimit të një rezultati të pasigurt të dalë nga zgjedhjet. Matyrimi i obligacionive qeveritare 10-vjeçare të Italisë është rritur me më pak se 3 pikë bazë. Por nga ana tjetër tregtarët dhe investitorët në stoqet dhe obligacionet italiane mund të mbeten kryesisht të pakënaqur nga rezultati simbolik. Për zotëruesit e kapitalit, dramat e brendshme politike të Italisë duken si një hap tjetër krahasuar me çështjen më të madhe të një lufte tregtare të afërt midis SHBA dhe të gjithë atyre që blejnë dhe shesin. Blumberg bën të ditur se rritja e populizmit në Itali kërcënon të minojë entuziazmin për fuqizimin e monedhës së përbashkët, e cila u kthye në pozita të forta në Maj 2017, kur Emmanuel Macron u zgjodh President i Francës. Gjithsesi çfarëdo arome e qeverisë që del në Itali nuk ka gjasa të paraqesë një kërcënim ekzistencial ndaj monedhës së përbashkët. Por gjasat për progres në projekte të Evropës si bashkimi shumë i nevojshëm i tregjeve të kapitaleve, rishikimi i politikës bujqësore apo çështja e mprehtë e menaxhimit të flukseve hyrëse të migracionit në bllok është më e ulët sesa ishte.

Sicred