KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Gjermani, Merkel fiton, Shulz pranon humbjen
Merkel i jep lamtumirën CDU

Zgjedhjet në Gjermani, Merkel fiton, Shulz pranon humbjen

Sipas Exit Polleve në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani Aleanca CDU/CSU e kancelares Angela Merkel ka fituar në zgjedhjet federale, duke marrë 32.7 përqind të votave, por duke mos siguruar shumicën absolute.
Sipas Exit Polleve, vendin e dytë e mban SPD e Martin Schulz me 20.2 përqind të votave, rezultati më i dobët i social demokratëve që prej luftës së dytë botërore.
Në vend të tretë në mënyrë befasuese ka dalë partia e ekstremit të djathtë AFD me 13.4 përqind të votave.
Sipas përqindjeve Partia e Merkelit ka fituar 220 vende në Bundestag, Partia e Shulzit 137 vende, AFD ka fituar 87 vende.
Sipas mediave gjermane, Merkeli mund të formojë Qeverinë në koalicion me Liberaldemokratët dhe të Gjelbërit. Martin Schulz në një deklaratë për mediat ka pranuar humbjen, duke deklaruar se do të qëndrojnë në opozitë duke marrë të gjithë përgjegjësitë e humbjes.
Sipas exit polleve deri tani në Bundestagun gjerman futen 6 parti politike.
Rezultatet sipas partive
CDU/CSU 32.7 përqind
SPD 20.2 përqind
Ekstremi i djathtë AFD 13.4 përqind
Liberalët 10.5 përqind
Partia e Gjelbër 9.4 përqind
Të majtët 8.9 përqind

Sicred