KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Gjermani, Merkel fiton debatin me Shulcin
Gjermani, progres drejt krijimit të koalicionit

Zgjedhjet në Gjermani, Merkel fiton debatin me Shulcin

Kancelarja gjermane Angela Merkel fitoi debatin televiziv me rivalin e saj socialdemokrat Martin Shulc në prag të zgjedhjeve parlamentare të 24 qershorit. Sondazhet vlerësuan kancelaren kristiandemokrate në fund të debatit përballë 4 gazetarëve që zgjati 90 minuta dhe u transmetua live në 4 kanale televizive.
Temat kryesore të debatit ishin emigrantët, terorrizmi dhe Turqia. Lidhur me këtë të fundit, të dy rivalët ndanë të njëjtin mendim për ta parë Turqinë jashtë BE. “Nëse unë do të jemë kancelar i Gjermanisë, do të kërkoj ndërprerjen e negociatave për anëtarësim”, tha Shulc. Ai akuzoi Merkel për një qëndrim shumë të butë ndaj presidentit Turk Erdogan.
Por Merkel tha prere se ajo kurre nuk kishte qene ne favor te anetaresimit te Turqise ne BE dhe se sipas saj, duhet pare nje menyre per nderprerjen e ketyre negociatave. Martin Shulc sulmoi gjithashtu Merkel edhe lidhur me çeshtjen e refugjateve. Ai tha se ishte gabim hapja e dyerve te Gjermanise per refugjatet ne 2015, pa u konsultuar me pare me partneret europiane. Kjo sipas liderit socialdemokrat u lejoi njerezve si kryeministri hungarez Orban apo lideri i partise se maxhorances polake Kazinski, te injorojne pergjegjesite e tyre dhe t’i lene gjithe punen dhe pergjegjesine Gjermanise.Po Merkel u mbrojt duke thene se ne ate moment ishte e domosdoshme marrja e nje vendimi perballe krizes se thelle humanitare ne dyert e Europes.
Lidhur me Korene e veriut, Shulc ishte i qarte ne vazhdimesi te qendrimit et tij per presidentin Tramp. Ai u pergjigj prere me “jo”, kur u pyet nese presidenti Tramp ishte i duhuri per te zgjidhur kete krize. Por Angela merkel nuk mendon keshtu. “Nuk shoh një zgjidhje pa SHBA,” tha Merkel, duke shtuar se duhet një zgjidhje paqësore dhe diplomatike” edhe përballë përshkallëzimit të orëve të fundit. Sipas te gjithe sondazheve, liderja kristiandemokrate Anglela Merkel do te marre nje mandat te katert dhe historik si kancelare e Gjermanise.

Sicred