KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Gjermani
Zgjedhjet, sot, në Gjermani

Zgjedhjet në Gjermani

61.5 milionë gjermanë u janë drejtuar sot kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Bundestag. Sondazhet tregojnë se partia CDU e kancelares Angela Merkel është në avantazh kundrejt rivalit të saj, partnerit të koalicionit aktual qeverisës, SDP, por për të parën herë në historinë e Gjermanisë së pasluftës, në Bundestag pritet të përfaqësohet edhe partia e populistëve të ekstremit të djathtë. Votimet filluan në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 18 të pasidtes. Për muaj me radhë, gruaja e konsideruar si kancelarja e përjetshme e Gjermanisë ka qenë e favorizuar kundrejt rivalit të saj të qendrës së majtë, Martin Shulz. Nëse Merkel fiton këtë mandat, ajo do të arrijë të jetë në pushtet po aq sa ish-kancelari Helmut Khol. Për shumë vende të perendimit, një fitore e katert e zonjës Merkel do të ishte si një clirim në një botë të turbull, pasi influenca e saj do të balanconte Presidentin amerikan Donald Tramp dhe ate të Rusisë, Putin. Por zgjedhjet e sotme pritet gjithashtu të shënojnë një gur kilometrik per Partinë Alternativa per Gjermaninë, e cila si të gjithë partitë populiste të krahut të djathtë, është kundër migrantëve dhe muslimaneve. Pritet që ajo të fitojë 11-13 përqind të votave dhe të bëhet partia e tretë më ë fortë në Gjermani.

Sicred