KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Britaninë e Madhe, konservatorët nuk arrijnë të fitojnë shumicën
May pritet t’i kërkojë BE të mbajë hapur derën e negociatave të Brexit-it

Zgjedhjet në Britaninë e Madhe, konservatorët nuk arrijnë të fitojnë shumicën

Në Britaninë e Madhe Partia Konservatore e kryeministres Tereza Mei nuk ka arritur të fitojë shumicën në zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara të enjten për të formuar qeverinë. Nga numërimi rezulton që konservatorë kanë marrë 43 përqind të votave ndërsa kundërshtarët e tyre laburistët e Xheremy Korbyn kanë marrë 40 përqind të votave. Liberal Demokratët kanë arritur të grumbullojnë vetëm 8 përqind të votave, ndërsa SNP 3 përqind. Më pas vijnë Partia e Gjelbër 2 përqind të votave, UKIP 2 përqind dhe partitë e tjera 1 përqind.
Sipas sondazheve të fundit, partia konservatore mund të merrte 45 përqind të votave, ndërsa laburistët 36 përqind.

Sicred