KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet lokale në Maqedoni, triumfon Zaev dhe partitë shqiptare
Zgjedhjet lokale në Maqedoni, triumfon Zaev dhe partitë shqiptare

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, triumfon Zaev dhe partitë shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Maqedoni publikoi rezultatet e para të zgjedhjeve rajonale të së dielës nga të cilat rezulton se LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në 17 komuna, BDI në 6, Aleanca për Shqiptarët në 3, Lëvizja Besa në një, PDSH-ja në një dhe VMRO-DPMNE-ja në 2. Mbeten ende për t’u numëruar votat në 4 prej 35 komunave ku u votua në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Lideri i BDI, Ali Ahmeti, shpalli fitoren në pjesën dërrmuese të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni. Sipas tij, BDI-ja ka triumfuar mes të tjerash në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Pllasnicë dhe Kërçovë. Sa i përket komunës së Gostivarit, Ahmeti tha se janë në pritje të rezultateve finale, por njëkohësisht la të kuptohej se po përgatiten për humbjen e kësaj komune, ku kandidati i partisë së tij garonte me Aleancën për Shqiptarët.
LSDM-ja deklaroi se ka fituar thuajse në të gjitha zonat ku garuan kandidatet e saj, ndërsa Gruevski tha se nuk i njeh zgjedhjet vendore të cilat i quajti të falsifikuara.

Sicred