KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina dhe gjysma e komunave në balotazh
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina dhe gjysma e komunave në balotazh

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina dhe gjysma e komunave në balotazh

Në Kosovë KQZ po shkon drejt përfundimit të numërimit të votave të zgjedhjeve lokale të së dielës. Duke u nisur nga rezultati i deritanishëm 19 nga 38 komuna pritet të shkojnë në balotazh. Në rast se këto komuna do të përballen me një raund tjetër zgjedhjesh, data kur ato pritet të mbahet do të jetë 19 nëntori.
Në kryeqytetin Prishtinë, janë numëruar mbi 87 përqind e votave, dhe deri tani kryetari aktual Shpend Ahmeti duket se është në balotazh me Arban Abrashin e LDK-së.
Në zgjedhjet e djeshme vendore në Kosovë, votuan 43.7 përqind e numrit total prej 1 milion e 890 mijë zgjedhës. Në zgjedhje kanë marrë pjesë 91 subjekte politike, nga të cilët një ishte koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur.

Sicred