KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, midis 11 dhe 18 qershorit

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, midis 11 dhe 18 qershorit

Përfaqësuesit e partive parlamentare në Kosovë janë pajtuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend të mbahen më 11 ose me 18 qershor. Diskutimi rreth datës ishte temë qendrore e një takimi të përbashkët këshillues që thirri presidenti Hashim Thaçi me përfaqësuesit e partive politike pas vendimit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Në takim nuk mori pjesë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar se nuk e njeh Thaçin si president të vendit.
Pas takimit, presidenti Thaçi deklaroi se do ta vendose shume shpejt datën përfundimtare te zgjedhjeve. Dëgjova opinionin e 20 partive politike dhe si president që jam do ta respektoj. Në ditët e ardhshme do ta caktoj datën e zgjedhjeve në konsultim me KQZ-në, tha presidenti. Me përjashtim të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike Turke të Kosovës të cilat kanë parapëlqyer 18 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, partitë tjera kanë sugjeruar 11 qershorin.
Nga ana tjeter, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve lajmëroi se është gati për të organizuar zgjedhjet e parakohshme dhe kërkoi bashkëpunim nga subjektet politike, duke i ftuar njëherësh ato të respektojnë kushtetutën për afatet dhe rregullat zgjedhore.

Sicred