KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet e 25 qershorit, OSBE jep vlerësime pozitive për RTSH

Zgjedhjet e 25 qershorit, OSBE jep vlerësime pozitive për RTSH

Raporti përfundimtar i misionit të OSBE / ODIHR -it për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri i publikuar një ditë më parë, vlerësoi me nota pozitive mbulimin që transmetuesi publik shqiptar u bëri këtyre zgjedhjeve.
Në një kapitull të veçante që i kushtohet Medias, konkretisht ne paragrafin mbi mbulimin e fushatës zgjedhore, raporti vlerëson se nga monitorimi mediatik rezultoi se mbulimi i lajmeve për të dy koalicionet në TVSH ishte kryesisht pozitiv ose në tone neutrale.
Raporti nenvizon gjithashtu se TVSH-ja i përmbushi detyrimet ligjore për të transmetuar kohe falas në raporte të drejta për garuesit dhe se programet televizive që permbanin debate kontribuan në mënyre pozitive për të zgjeruar informacionin tek zgjedhesit.
Referuar mbulimit të mediave në tërësi, OSBE / ODIHR -it rekomandon ti kushtohet vëmendje rishikimit të metodologjise se BMM për të përfshirë edhe monitorimin e tonit të mbulimit dhe një numër më të madh transmetusish. Kodi Zgjedhor duhet të qartësojë dispozitat mbi sanksionet për mbulim mediatik të pabalancuar vlerësohet në raport.

Sicred