KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet e 18 qershorit, PD bën thirrje: Propozo deputetin tënd!
Zgjedhjet e 18 qershorit, PD bën thirrje: Propozo deputetin tënd!

Zgjedhjet e 18 qershorit, PD bën thirrje: Propozo deputetin tënd!

Në Shqipëri Partia Demokratike, me e madhja e opozitës së djathtë ka nisur një proces sipas saj të hapur dhe gjithëpërfshirës, për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë me të cilët kjo forcë politike do të konkurojë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Në një njoftim të publikuar në Fejsbuk nga kreu i saj Lulzim Basha, vihet në dukje se “Sot në Shqipëri një grusht i vogël njerëzish kontrollojnë pasuritë dhe gjithë pushtetin politik e ekonomik të vendit, ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër”. Sipas zotit Basha “Pushteti i premtohet gjithmonë shumicës, por përfundon gjithmonë në duart e pakicës. Miliona shqiptarë të thjeshtë kanë qenë dhe mbeten të braktisur. Për ta dyert e mundësive, të përparimit dhe të pasurimit janë të mbyllura. Zëri i tyre nuk dëgjohet, të drejtat e tyre nëpërkëmben” shkruan zoti Basha. Sipas tij “Të gjithë anëtarët, mbështetësit por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë”. “Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin” spjegon zoti Basha. Ai shton se kandidaturat do t’i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste. “Dua t’u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi. E di që shumë prej jush me të drejtë jeni mosbesues apo dyshues. E di që shumë prej jush keni humbur shpresën. Por, ka vetëm një mënyrë për të rikthyer shpresën dhe besimin: ushtrimi i të drejtës për t’u vetëqeverisur. Ndaj përfshihuni në këtë proces duke propozuar kandidatin tuaj për deputet” shkruan kreu i PD.

Sicred