KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet 2017, konfirmohen bastionet

Zgjedhjet 2017, konfirmohen bastionet

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 qershorit, po vijon me ritme të larta. Reporterët e RTSH në rrethe njoftojnë për përfundimin e numërimit në Memaliaj, Delvinë, Pukë, Has, Tropojë dhe Skrapar.
Rezultatet duket se nuk kanë qenë befasuese, por kanë konfirmuar bastionet e partive.
Sipas të dhënave përfundimtare nga Memaliaj, numërimi ka dhënë një rezultat prej 4036 votash për PS, PD ka marrë 1408 vota, ndërsa LSI 1200 vota.
Numërimi në Tropojë nxjerr PD fituese me 6244 vota, 3363 vota shkojne për PS, ndërsa LSI 740 vota.
Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Delvinë ku rezutati i numërimit paraqitet me këto të dhëna: 2764 vota për PS, 2103 vota për LSI, PD ka marre 978 vota, PDIU 91, MEGA ka marrë 22 vota ndërsa Libra 14 vota. Pas numërimit në Has kryeson Partia Demokratike me 4072 vota, PS ka marrë 3394 vota teksa LSI ka marrë 453 vota.
Ndërkohe në Pukë kryeson PS me 4255 vota, PD ka marrë 1332 vota, LSI 597, ndërsa PSD rezulton me 309 vota.
Ndërsa nga numërimi në Skrapar në KZAZ nr 66 kryeson LSI me 4300 vota, PS e ndjek me 3000 vota, ndërsa PD ka marrë 450 vota.

Sicred