KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm, Basha parlajmëron: Nëse realizohet puçi, do ketë kosto për stabilitetin !
Zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm, Basha parlajmëron: Nëse realizohet puçi, do ketë kosto për stabilitetin !

Zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm, Basha parlajmëron: Nëse realizohet puçi, do ketë kosto për stabilitetin !

Vetëm pak orë para se në parlamentin shqiptar të nisin procedurat për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, PD e opozitës ka parlajmëruar kryeministrin Edi Rama se “Nëse tenton të çoj deri në fund puçin, kostoja e përballjes do të jetë e madhe për stabilitetin në vend”. Deklarata edhi nga nga kreu i PD zoti Lulzim Basha pas një takimi një orësh pas diten e së djelës mes partive aleate të opozitës, të cilat po kundërshtojnë me ashpërsi zgjedhjen.
Zoti Basha akuzoi kryeministrin Rama se po po kërkon të vendosë një prokuror politik për të mbyllur dosjen e ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili po hetohet si i dyshuar për afera prodhimi dhe tregëtie narkotikësh. “Nesër Edi Rama ka dy qëllime, duke dhunuar kushtetutën të emërojë një prokuror politik, duke emëruar një prokuror politik të pengojë, ngadalësojë apo asgjesojë dosjet e krimit dhe korrupsionit që lidhin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë me krimin dhe me atë vetë” tha zoti Basha.
Kreu i opozitës së djathtë paralajmëroi se “Protesta do të zhvillohet brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit nga opozita parlamentare dhe nga qytetarët e bashkuar për të kundërshtuar me çdo formë dhe mjeti demokratik, puçin kushtetues që Rama do të vërë në jetë nesër”. “Shqiptarët kanë të vetmen zgjedhje që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur kushtetuta pakti që ndan të mirën nga e keqja, politikën demokratike nga diktatura dhunohet dhe shkelet dhe kjo është që të bashkohemi që ky vend ka institucionin e opozitës në këmbë, ka qytetarët e lirë në këmbë për të mbrojtur liritë themelore” tha zoti Basha ndërsa bëri thirrje përpjesmarrje masive. “Dua ti ftoj të gjithë ata që duan reformën në drejtësi, duan që të kenë kushtet për të jetuar këtu të gjithë të bashkohemi para kuvendit në orën 9:30 ku do të nisë protesta popullore jashtë parlamentetit dhe protesta opozitare brenda kuvendit” tha kreu i PD.

Sicred