KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhja e prokurorit, parlamenti nis punimet, opozita protestën
Zgjedhja e prokurorit, parlamenti nis punimet, opozita protestën

Zgjedhja e prokurorit, parlamenti nis punimet, opozita protestën

Në parlamentin shqiptar nisi seanca parlamentare në të cilën pritet të votohet për kandidaturën e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Opozitat, si e djathtë PD dhe ajo e majtë LSI, janë bashkuar në një protestë përreth godinës së parlamentit, për të mos lejuar atë që e konsiderojnë zgjedhje politike të njëanshme të prokurorit të përgjithshëm. Para pak momentesh PD e opozitës zhvilloi mbledhjen e grupit parlamentar. Një mbledhje ka zhvilluar edhe edhe maxhoranca e majtë. Burime nga mbledhja thonë se do të jetë kandidatura e Arta Markut që do të përzgjidhet si Prokurore e Përgjithshme e Përhershme. Policia ka marrë masa duke rrethuar parlamentin dhe ndaluar qarkullimin e makinave në zonën rreth tij.

Sicred