KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhja e kryeprokurores, PD padit Ruçin: Ka shpërdoruar detyrën!
Ruçi: Jemi në provë! Duhet të sillemi si palë e denjë negociatore!

Zgjedhja e kryeprokurores, PD padit Ruçin: Ka shpërdoruar detyrën!

Nënkryetari i Kuvendit dhe i Partisë Demokratike të opozitës Edi Paloka reagoi pas deklaratave të Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Sipas zoti Paloka në këto 27 vite ka ndodhur që deputetë të opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda Parlamentit . Por si asnjëherë në këto 27 vjet, kriminelët, vrasësit , dhe trafikantët u ngritën në piedestal si anëtarë të Parlamentit. Si asnjëherë në këto 27 vjet, Garda e Republikës u përdor për të bllokuar foltoren e Parlamentit duke i hequr dhunshëm opozitës të drejtën e fjalës, thekson zoti Paloka.
Ndërkohë Partia Demokratike ka depozituar në Prokurori kallëzim penal për Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi si edhe për punonjësit e Gardës së Republikës. Në këtë kallëzim të depozituar nga Kryetari i Grupit Parlamentare Edmond Spaho, pranë Prokurorisë së Tiranës kërkohet hetim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, kryerjen e veprimeve arbitrare si edhe dëmtime të tjera me dashje.

Sicred