KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhja e kryeprokurores, Opozita: Do nisim protesta masive!
Opozita përgatitet pë protesta, Basha takohet me Kryemadhin

Zgjedhja e kryeprokurores, Opozita: Do nisim protesta masive!

Opozita shqiptare merr vendimin për nisjen e protestave masive kundër qëndrimit të shumicës, për zgjedhjen e Kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme. Në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu, pas protestes së mbajtur para kuvendit, ku ishin të pranishëm drejtuesit e gati të gjitha partive opozitare, u konkludua në unison, se protestat popullore do të mund të ndalin kapjen e institucionit të akuzës nga Kryeministri.
Kreu i PD Basha e konsideroi ilegjitim parlamentin, duke paralajmëruar se vendimi i radhës i opozitës, do të jetë qëndrimi ndaj këtij institucioni. Edhe pse ende nuk dihet nëse në nisje të sesionit të ri në janar, opozita do të bojkotojë ose jo, e sigurtë është që opozita nuk do të djegi mandatet. Sipas diskutimeve në mbledhjen me dyer të mbylluara të opozitës së bashkuar, gjasat janë që krahas protestave, deputetët të zhvillojnë aksion të fortë opozitar edhe në parlament.

Sicred