KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Zgjatet edhe me një muaj afati i aplikimit në bujqësi
Dilema: “Në treg të lirë apo në magazinat e grumbullimit?”

Zgjatet edhe me një muaj afati i aplikimit në bujqësi

Ministria e Bujqësisë njoftoi zgjatjen e afatit të aplikimit për masat e investimeve në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018. Referuar njoftimit, afati për aplikimin për masat e investimeve për përmirësimin e kushteve të sigurisë ushqimore, agroturizmin dhe programin e zhvillimit rural, investimit në fermë shtyhet deri në datën 27 prill, afërisht një muaj nga afati i parë.
Ministria e bujqësisë njoftoi me këtë rast se “Nga data 28 shkurt deri në datën 28 mars kanë aplikuar 5852 fermerë për 52 skemat në bujqësi dhe blegtori. Vihet re një rritje prej mbi 20 përqind e numrit të aplikuesve në krahasim me vitet e kaluara, edhe falë thjeshtimit të gjithë burokracisë të nevojshme për të aplikuar. Fermerët sivjet kanë mundur të aplikojnë me 0 dokumenta dhe asnjë kosto në 36 pika asistence në të gjithë vendin kundrejt një dosje prej rreth 13 dokumentash që u është dashur të aplikojnë deri në vitin 2017” njofton ministria.
Ndërkohë shtyrja e afatit është një masë për të garantuar të gjithë aplikantët që kanë shprehur interes për masat e investimeve, të përfundojnë procesin e aplikimit.

Sicred