KRYEFAQJA » LAJME » Zëvendës-Kryeministrja Mesi për situatën e motit në Shkodër
Zëvendës-Kryeministrja Mesi për situatën e motit në Shkodër

Zëvendës-Kryeministrja Mesi për situatën e motit në Shkodër

Komiteti i koordinimit të emergjencave civile vendosi sot për intensifikimin e masave për menaxhimin e situatës së krijuar në qarkun e Shkodrës pas përkeqësimit të kushteve të motit . Zëvendës-Kryeministrja Senida Mesi bëri të njohur se nga inspektimi i situatës vihet re një rritje e hartës së përmbytjeve. Përballë kësaj situate Mesi bëri të njohura vendimet e marra në mbledhjen e sotme të komitetit të emergjencave civile.  ZV kryeministrja Mesi bëri të njohur se për përballimin e kësaj situate janë angazhuar 373 efektivë të forcave të armatosura me mjete të kalueshmërisë së lartë ndërsa në gadishmëri për të ndërhyrë, janë edhe 150 forca nga policia e shtetit. Prefektura e Shkodrës është mbështetur gjatë kësaj periudhe, edhe me bazë ushqimore e ujë të pijshëm sipas nevojave të banorëve.

Sicred