KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Zero TVSH për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor

Zero TVSH për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor

10 % e fermerëve deri tani rezultojnë të rregjistruar me numër nipti, këtë e bën me dije Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë dhënë për televizionin publik shqiptar. Deri më tani nuk ka grupime të fermerëve edhe kjo për arsye të pengesës së Tvsh-së. Por shumë shpejt pritet një vendim i qeverisë për heqjen e këtij 20 % të taksës për të lehtësuar bashkëpunimin e fermerëve.  Rrapaj shprehet për mikrofonin e RTSH duke thënë: “Një fermer i paformalizuar nuk e paguante 20 përqindëshin e TVSH-së. Po të bashkohen shtatë fermerë e kalojne limitin prej 2 ose 5 milionë, por tani mbetet 5 milion për çdo fermer.” Tashmë përmes këtij vendimi shumë fermerë mund të bashkohen në shoqërite e bashkëpunimit bujqësor të cilët do kenë një numër nipti. Në këtë mënyrë do të rritet edhe shkalla e formalizimit. “Pengesa e deritanishme ka të bëjë me mungesën  e përcaktimit të incentivave apo ndihmës që i duhet dhënë fermerit përmes ligjit për SHBB-të. Ky ligj pengon aktualisht regjistrimin e Federatave të Agrobiznesit. Qeveria e mori parasysh propozimin tonë që në fillim. U bind që rruga më e mirë është kjo që po ndjekim sesa futja deri 2 milion e fermerëve. Fermerët nuk futen në TVSH. Vazhdon e njëjta situatë si ka qene më parë.” Deri tani numerohen rreth 70 shoqeri te bashkepuminit bujqesor ne shkalle vendi por nuk jane eficente per shkak te pagesese se TVSH.

Sicred