KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zelanda e Re, ndalohet blerja e shtëpive nga të huajt

Zelanda e Re, ndalohet blerja e shtëpive nga të huajt

Parlamenti i Zelandës së Re u ka ndaluar të huajve blerjen e shtëpive në këtë shtet, duke synuar ti bëjë këto prona më të përballueshme për banorët e përhershëm. Ky ndalim vlen për banorët që nuk jetojnë aty vazhdimisht, ndërsa për australianët dhe banorët e Singaporit përbëjnë përjashtim për shkak të marrëveshjeve për tregti të lirë.
Zelanda e Re është duke u përballur me krizën e përballueshmërisë së strehimit edhe si pasojë e normave të ulëta të interesit dhe imigrimit në vitet e fundit. Projektligji është miratuar në parlament me 63 vota, në krahasim me 57 që kanë kundërshtuar të njëjtin. Personat që nuk janë banorë të Zelandës së Re nuk mund të blejnë shtëpi, mirëpo ata mund të bëjnë investime të kufizuara në banesa të reja që janë pjesë e zhvillimeve të mëdha. Përveç australianëve dhe banorëve të Singaporit, kjo ndalesë nuk prek edhe personat që kanë leje të përhershme të banimit. Ministri i këtij vendi për Tregti dhe Zhvillim Ekonomik, David Parker e ka përshkruar këtë projekligj “me rëndësi historike”. Mirëpo kundërshtarët kanë thënë se ndalimi është i panevojshëm dhe se nuk do të zgjidhë asnjë problem.

Sicred