KRYEFAQJA » LAJME » Ze Maria: Besoj te lojtaret e mi!

Ze Maria: Besoj te lojtaret e mi!

Përtej faktit që Tirana do të luajë këtë kampionat në Kategorinë e Parë, skuadra kryeqytetase do ta nisë sezonin e ri me një ndeshje tepër të rëndësishme. Të mërkurën në “Selman Stërmasi” përballet me kampionen në fuqi të Shqiërisë, Kukësin, për trofeun e parë sezonal, Superkupën. NJë sfidë që për trajnerin Ze Maria, futbollistët, tifozët dhe gjithë stafin bardheblu ka një rëndësi të veçantë. Për trajnerin e Tiranës, dëshira dhe përkushtimi nga ana e lojtarëve nuk mjafton për të fituar ndeshjen. Futbollistët e rinj që kanë ardhur nga merkato, duket se nuk janë gati për të qenë në formacionin anti-Kukës. Prandaj trajneri do t’i besojë futbollistëve që mbyllën kampionatin e kaluar. Trajneri brazilian i bardhebluve, beson te futbollistët e tij se do të japin maksimumin për të fituar ndaj Kukësit. Edhe pse përballë do të ketë skuadrën më të fortë të Shqipërisë.

Sicred