KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Zbutja e Kryeneçes” përgatitet për në Kinë
Zbutja e Kryeneçes, përgatitet, për në Kinë, elma dorezi

“Zbutja e Kryeneçes” përgatitet për në Kinë

Teksa vera është në zenit, regjisorja Elma Doresi nuk ka kohë për pushime sepse duhet të shoqërojë Kryeneçen në Kinë. Një përfaqësim i teatrit shqiptar me kryeveprën shekspiriane “Zbutja e Kryeneçes” në festivalet ndërkombëtare të teatrove “The Silk road” dhe në “International Theater Festival”. Teksa koha shtrëngohet, regjisorja është jo vetëm në përgatitje por shfaqja ka pësuar disa ndryshime në kast, ku spikat emri i Ndriçim Xhepës. Kjo është hera e parë që Teatri Kombëtar prezantohet me një shfaqje në Kinë dhe përgjegjësia e gjithë trupës ndjehet nga pritshmëritë që ajo ka nga kritikët e dy festivaleve prestigjioze të teatrit në Kinë. “Zbutja e Kryeneçes” ishte një ndër premierat më të rëndësishme të sezonin të kaluar dhe kthehej në skenën e Teatrit kombëtar pas 27 vitesh. Ndryshe nga versioni klasik i shumë viteve më parë kryeneja shekspiriane ka marrë trajta kontemporane dhe si e tillë pa shumë ndryshime do të shfaqet edhe në Kinë.

Sicred