KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zbuluesit e valëve gravitacionale shpallen fitues të Çmimit Nobel në fizikë
Zbuluesit e valëve gravitacionale shpallen fitues të Çmimit Nobel në fizikë

Zbuluesit e valëve gravitacionale shpallen fitues të Çmimit Nobel në fizikë

Rainer Weiss, Barry C Barish dhe Kip S Thorne u shpallën fitues të Çmimit Nobel në fizikë pët vitin 2017. Të tre janë anëtarë të bashkëpunimit LIGO-Virgo, detektor që zbuluan valët gravitacionale.
Trioja e shkencëtarëve është nderuar për punën e tyre në ndërtimin e Ligo dhe zbulimin e valëve gravitacionale. “Çmimi i këtij viti shkon për zbulimin që tronditi botën”, tha përfaqësuesi i komitetit të Nobelit gjatë një konference shtypi në Stokholm të martën.
Që nga viti 1901 Komiteti Nobel ka dhënë 111 çmime në fizikë. Vitin e kaluar, tre studiues fituan për punën e tyre në fushën e topologjisë. Laureatët e vitit 2016 zbuluan transformime ekzotike që kthejnë materien në superpërcjellës ose lëngje pa fërkime, të aftë për të vorbulluar në një vorbull pa ngadalësim.

Sicred