KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zbulohet skiatori i vdekur 60 vjet me parë
Zbulohet skiatori i vdekur 60 vjet me parë

Zbulohet skiatori i vdekur 60 vjet me parë

Një skiator francez, i cili u zhduk në Itali më shumë se 60 vjet më parë është identifikuar pasi historia e tij u bë publike në mediat sociale. Sipas policise italiane, mbetjet e trupit, pajisjet e skive dhe syzet u gjetën në 2007, lart në një luginë në rajonin e Aosta, në tremijë metra lartësi në Alpe, pranë kufirit zviceran. Hetuesit nuk ishin në gjendje ta identifikonin viktimën, kështu që të dhënat i publikuan në Facebook. Një familje franceze që i përputhi syzet e viktimës me ato të të një afërmi të humbur, Henri Le Masne, bëri që të hapej një hetim mjeko-ligjor.
Lidhur me identitetin e këtij burri kishte disa detaje, si qëndisjet e veshjes me iniciale dhe skitë e drurit, që në atë kohë duhet të kenë qënë të shtrenjta, por hetuesit nuk po e zbulonin dot. Ata thanë se eshtrat i përkisnin një burri që duhet të kishte qënë rreth 1.75 m i gjatë dhe rreth 30 vjeç, vdekur me shumë gjasa në pranverë.
Në qershor, në Aosta, hetuesit i ndanë këto informacione në mediat sociale me një apel për lexuesit që ta shpërndanin informacionin, sidomos në Francë dhe në Zvicër. Historia më pas u kap nga media franceze. Vëllai i vogël i viktimës, Roger, tani 94 vjeç, dergoi një email ku përshkruante vëllanë e tij. Policia tha se fotografia e ofruar nga familja tregoi se syzet përputheshin me ato që ishin gjetur nga hetuesit. Një test ADN-je më pas e konfirmoi identitetin e viktimës.

Sicred