KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zbulohet Pompei i vogël në juglindje të Francës

Zbulohet Pompei i vogël në juglindje të Francës

Një Pompe i vogël është emri që arkeologët francez i kanë vënë zbulimit të tyre të fundit: një lagje e tërë antike romake në rrethinat e qytetit juglindor të Vienne. “Mendoj se jemi shume me fat. Ky është gërmimi më i jashtëzakonshëm i një siti romak kryer në këto 50 vitet e fundit” shprehet arkeologu Benzhamën Klement, i cili drejton gërmimet në brigjet e lumit Roon, rreth 30 kilometra në jug të Lionit. Qytetit i Vjeen, i famshëm për tempujt dhe teatrin romak, ishte një nyje e rëndësishme në rrugën që lidhte Galin verior me provincën romake të Galia Narbonensis në jug të Francës. Lagjia romake u zbulua ndërsa terreni po përgatitej për ndërtimin e një kompleksi banesash dhe ministria franceze e kulturës e konsideron atë një gjetje të jashtëzakonshme. Në të janë zbuluar shtëpi që datojnë në shekullin e parë pas Krishtit. Mendohet se ka qenë e banuar për nje periudhë 300 vjecare para se të braktisej pas një seri zjarresh. Shumë objekte janë ruajtur në formën e tyre origjinale, pak a shumë ashtu siç i kanë lënë banorët para se të braktisnin banesat e tyre, çka e bën këtë lagje të marrë me meritë emrin Pompe i vogël. Mes strukturave që kanë mbijetuar, janë rrenojat e një shtëpie në dyshemenë e së cilës pasqyrohen adhurueset e Dionisit, perëndisë së verës dhe vreshtarisë, si dhe krijesa gjysëm njeri e gjysëm dhi që dikur njiheshin si satirët. Duket se zjarri ka konsumuar katin e parë, çatinë dhe ballkonin e kësaj shtëpie po gjithsesi disa pjesë të struturës së saj mbahen akoma. Arkeologët besojnë se ajo i përkiste një tregtari të pasur e ndërkohë shprehen se do ta restaurojnë atë që nga dyshemeja e deri tek tavani, ashtu sic do te bëjnë dhe me struktura të tjera që ndodhen aty.

Sicred