KRYEFAQJA » LAJME » Zbulohet një vendbanim antik në Bushat të Shkodrës

Zbulohet një vendbanim antik në Bushat të Shkodrës

I ndodhur në hyrje të rrugës së Bushatit në metrat e parë të një kodre qyteti mendohet të ketë qënë i banuar deri në shekullin e parë para erës sonë. I njohur shumë pak në fund vitet 80′, ky sit i ri arkeologjik, ka dalë në dritë në fillimet e një ekspeditë shqiptaro-polake. Saimir Shpuza, arkeolog nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare thotë se gjurmët e gjetura janë interesante dhe tregojnë se kemi të bëjmë me një periudhë lulëzimi në një zonë 10 km nga Shkodra e 20 nga Lezha: “Siti duket që ka një potencial të madh arkeologjik. Bëhet fjalë për një sit që shtrihet rreth 15 hektarë për nga llogaritjet që kemi bërë për në stadin e sotëm. Bëhet fjalë për një sit shumë pak të njohur i pa përmendur nga burimet historike dhe që tregon për një dendësi jete qytetare në këtë zonë të Shkodrës”.

“Është një vend shumë interesant. Gjendet pranë dy qyteteve shumë të rëndësishme si Shkodra e Lezha.Vitin e kaluar ne realizuam një studim ndërdisiplinor të sitit, studime gjeofizike dhe rilevime topografike dhe këtë vit vendosëm të kryenim gërmimet. Rezultatet në këtë stad flasin se ne kemi zbuluar një qytet madhështor. Siç e shihni muri i fortifikimit është 3 metra e gjysëm i gjërë dhe shtrihet në një sipërfaqe shumë të gjërë. Ende nuk ia dimë emrin qytetit, por shpresojmë t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje vitet e ardhshme” tha profesori i Universitetit të Varshavës Piotr Dyczek.

Ky është viti i 8-të që ekspedita arkeologjike e Institutit të Arkeologjisë Shqiptare dhe Universitetit të Varshaves kryen gërmime në territorin e Shkodres duke zbuluar fakte interesante për historinë tonë.

Sicred