KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zbulohet një varrezë masive në Meksikë

Zbulohet një varrezë masive në Meksikë

Më shumë se 600 fragmente kockash njerëzore janë gjetur në një varrezë masive në rrethinat e qytetit meksikan të Tihuana-s pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara. Varreza u arrit të lokalizohej pas informacionit të marrë nga disa trafikantë droge të cilët janë ndaluar nga policia. Ajo ndodhet pranë të njëjtës zonë ku vite më parë autoritetet gjetën një varrezë masive me viktima të trafikantëve, trupat e të cilëve trajtoheshin me lëndë kimike nga famëkeqi Santiago Mezas, në mënyrë që të mos ishte i mundur identifikimi i tyre. “Deri tani kemi gjetur më shumë se 600 fragmente kockash. Ekspertët e mjekësisë ligjore thonë se duhet të paktën një muaj që të përfundojë puna në këtë vend”, shprehet drejtori i grupit të ekspertizes. Kockat do t’i nënshtrohen testeve të ADN-së në kryeqytetin Meksiko. Më shumë se 186 mijë persona kanë humbur jetën dhe 30 mijë të tjerë janë deklaruar të humbur në Meksikë që nga viti 2006, kohë në të cilën qerveria mobilizoi ushtrinë për të luftuar krimin e organizuar. Ekspertët thonë se kapja e krerëve të karteleve të drogës ka nxitur krijimin e grupeve kriminale të pavarura, veprimtaria e të cilëve varion që nga trafikimi i narkotikëve e deri tek grabitjet, pengmarrjet apo zhvatjet në zonat e kontrolluara prej tyre.

Sicred