KRYEFAQJA » LAJME » Zbulohet një vaksinë kundër kolesterolit në gjak
cholesterol-meter, Zbulohet një vaksinë, vaksine kundër kolesterolit në gjak, fast foodi ngre kolesterolin, zbulim

Zbulohet një vaksinë kundër kolesterolit në gjak

Kërkuesit e Universitetit Mjekësor të Vienës kanë arritur të zbulojnë një vaksinë e cila ul nivelin e kolesterolit në gjak, duke ndihmuar kështu në parandalimin e shumë sëmundjeve të zemrës. Kjo vaksinë është testuar tek minjtë, dhe ka rezultuar e sukseshme, ndërsa së shpejti do të injektohet në 72 vullnetarë për të garantuar sigurinë e saj. Rezultatet e testimit të këtij ilaci tek minjtë u publikan në Revistën Europiane të Zemrës dhe tregojnë se ajo ndihmon sistemin imun te trupit të sulmojë një proteinë që quhet PCSK9, e cila lejon akumulimin e kolesterolit te keq ne gjak. Gjetjet treguan qe vaksina e quajtur AT04A, për një periudhë 12 mujore, reduktoi kolesterolin e keq (LDL) me 50% tek minjtë, ndërsa u provua se jepte një mbrojtje ndaj depozitimit të yndyrnave në arterie, cka në gjuhën mjekësore quhet aterosklerozë. Ky trajtim do t’u ofronte pacientëve një alternativw për të reduktuar rrezikun për sulmet në zemër, apo anginat. Ndërkohë, do të duhen vite për të provuar që ky trajtim eshte i sigurt dhe efektiv për përdorim njerëzor. Megithatë, derisa ajo të jetë e disponueshme për njerëzit, mjekët këshillojnë ata vuajnë nga kolesteroli që të mos heqin dorë nga një dietë e balancuar, pa yndyrna, si dhe ushtrimet fizike, të cilat gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e depozitimit të kolesterolit ne gjak.

Sicred